Banoret e Unazës së Re protestë kundër ambasadorit Bernd Borchardt

Banoret e Unazës së Re protestë kundër ambasadorit Bernd Borchardt

Banoret e Unazës së Re po protestojnë sot kundër ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, pas gjestit fyes të tij teksa banorët e Unazës së Re po protestonin.

Protestuesit kanë zgjedhur të protestojnë sot përpara godinës ku po zhvillohet konferenca mesdhetare e OSBE-së, ku është i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger.

Me pankarta në duar ku shkruajnë “Dinjiteti ynë është më i lartë se shpellarët e Veliat dhe gishti i Borchardit”, banorët e Unazës kërkojnë largimin e ambasadorit nga Shqipëria.

Më 13 tetor, banorët e Unazës së Re po protestonin përpara Drejtorisë së Policisë në mbështetje të banorëve të arrestuar. Në momentin që banorët thërritën “Rama ik”, ambasadori i OSBE-së u tregon atyre gishtin e mesit.

Ambasadori Borchard kërkoi ndjesë publike për gjestin, ndërsa Misioni i OSBE-së në Tiranë nuk pranoi të bënte asnjë koment mbi ngjarjen.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme