Hapja e negociatave – Kryeministri holandez: Nuk e dimë nëse Shqipëria ka ecur mjaftueshëm

Hapja e negociatave – Kryeministri holandez: Nuk e dimë nëse Shqipëria ka ecur mjaftueshëm

Kryeministri holandez Mark Rutte deklaroi se Holanda është e shqetësuar për progresin e Shqipërisë dhe ende nuk ka vendosur nëse ky progres është i mjaftueshëm për të hapur negociatat me BE-në.

Gjatë një konference shtypi të përbashkët me kancelaren Merkel, pyetur për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Zoti Rutte u shpreh:

“Ne jemi po aq të shqetësuar sa edhe vendet e tjera. Për Maqedoninë e Veriut një çikë më pak dhe për Shqipërinë pak më shumë. Pyesim veten nëse Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm dhe në këtë aspekt jemi shumë të shqetësuar. Prandaj do ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë evropianë në javët e ardhshme. Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë se sa Shqipëria dhe kjo do të jetë në fokus të bisedimeve.”

Më ketë qëndrim kryeministri holandaz mbështet deklaratën e ministrit të Jashtëm Stef Blok, i cili disa ditë më parë deklaroi se  se nuk ka “asnjë të dhënë se diçka ka ndryshuar ndërkohë [në Shqipëri” dhe se me shumë gjasa parlamenti holandez nuk do të ndryshojë vendimin e tij të qershorit për të bllokuar qeverinë të votojë pro hapjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Kancelarja Merkel deklaroi se do të bisedojë me krerët e shteteve të tjerë europianë në ditët në vazhdim përpara mbledhjes së Këshillit Europian në mes të tetorit, ku do të merrët dhe vendimi final për hapjen ose jo të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim duhet të jetë unanim. Nëse Holanda vendos veton, nuk ka gjasa që të hapen negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që perspektiva për Maqedoninë e Veriut duket më shpresëdhënëse.

4 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme