Holanda konfirmon kritikat, e paqartë vota për Shqipërinë

Holanda konfirmon kritikat, e paqartë vota për Shqipërinë Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës Stef Blok

Ministri holandez i Punëve të Jashtme Stef Blok konfirmoi sot pas mbledhjes së qeverisë se Holanda vazhdon të jetë kritike ndaj përparimit të Shqipërisë në integrimin evropian.

“Shqipëria duhet të marrë hapa të mëtejshme, sidomos për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar shtetin e së drejtës.”

Deklarata e Blokut vjen vetëm dy javë përpara vendimit për hapjen ose jo të negociatave me BE-në.

Holanda ende nuk e ka bërë të qartë votën e saj në Këshillin Europian në 17/18 tetor, por edhe parlamenti edhe qeveria holandeze kanë përsëritur kritikat e vitit të shkuara gjatë javëve të fundit.

Vetëm pak ditë më parë, në Komisionin Parlamentar për Çështjet Europeaine, ku ishte edhe Bloku, u bë e qartë se parlamenti nuk do ta ndryshonte sugjerimin e tij të vitit të shkuar që qevria të votonte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Dje, Kryeministri Mark Rutte konfirmoi se qeveria ende nuk e ka marrë një vendim për Shqipërinë, por se Holanda është e shqetësuar nëse progresi i vendit tonë është i mjaftueshëm për hapjne e negociatave.

Ministri Blok sërish tha sot se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdha përpara dhe meriton hapjen e negociatave.

Dje, drejtuesit e institucioneve kryesore të Bashkimit Europian botuar një letër të përbashkët ku shkruanin se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë atë çfarë u është kërkuar” dhe se ato meritojnë hapjen e negociatave.

Letra ishte firmosur nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, Presidenti i Parlamentit Europian David Saassoli, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe presidentja e ardhshme Ursula von der Leyen.

Sidoqoftë, vota pro e secilit vend anëtar në BE është e domosdoshme për hapjen e negociatave dhe kjo votë është ende e paqartë për Shqipërinë.

4 komente

  1. t 5 Tetor, 2019 në 6:04 am

    Çfare paskemi bere ne (qeveria rilindase) ate qe kane kerkuar BE??
    Kushtet e vene nga Gjermania tregojne qarte gjendjen aktuale ku jemi.Nje ref.drejt.me paterica qe na ka lene pa gjyk.larte e gjyk.kusht.u quajka se paskemi bere ate qe na kane kerkuar.Shtet nje partiak,me parlament nje partiak qe eshte kthyer ne noter te qeverise,kjo qenka ajo qe na kane kerkuar.Çdo intitucion eshte zaptuar personsalisht nga rama(pervec presidentit) kjo qenka ajo qe paskan kerkuar ata dhe e paskemi bere ne(rilindja)??Tremben gjoja nga rreziku rus apo kines sepse derdellis i perçartur kryerilindasi dhe burokratet e BE i besojne ketij sharlatani!
    Shqiptaret duan evropen dhe jo kinen apo rusine kurse ata burokrate,te korruptuar apo jo nga rama ,tremben nga dordoleci rama?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme