Holanda: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara

Nga Gerard Gega
Holanda: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara Selia e Ambasadës Holandeze në Tiranë.

Holanda mbetet kritike për progresin e Shqipërisë dhe i qëndron propozimit të saj që “Këshilli Evropian, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet t’i vlerësojë sipas meritave të veta”.

Të martën në Komisionin Parlamentar për Çështjet Evropiane në Holandë u diskutua për qëndrimin përfundimtar të Holandës në votimin e 18 tetorit në Këshillin Evropian.

Mediat veriomaqedonase raportuan se nga ky diskutim rezultoi se “Holanda do të japë dritën jeshile për Maqedoninë dhe të kuqe për Shqipërinë”.

Ministria e Jashtme e Holandës qartësoi pozicionin e saj në lidhje me hapjen e negociatave. Në një deklaratë për shtyp ajo theksoi se vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte, përpara se të bëjnë një hap tjetër në integrim, dhe se:

Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet [Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut] dhe është e mendimit se Këshilli [Evropian] duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.

Sipas Holandës, në Shqipëri “duhet bërë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, Ministria e Jashtme holandeze deklaroi se ajo ka bërë “progres inkurajues”.

Këtu ata vlerësojnë Marrëveshjen e Prespës për emrin e vendit, të cilën Holanda e cilëson “shembull për rajonin”. Maqedonia e Veriut u vlerësua edhe për vazhdimësinë në luftën kundër korrupsionit nga Prokuroria Speciale, por theksoi se “duhet të miratohet ligji që garanton pavarësinë e prokurorisë për rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme