Këshilli Europian, qendrimi i fundit, shtyrja e vendimit për në vitin 2020

Këshilli Europian, qendrimi i fundit, shtyrja e vendimit për në vitin 2020

Keshilli Evropian mesa duket ka vendosur të shtyjë vendimin për hapjen e bisedimeve mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në vitin 2020.

Drafti i fundit i konkluzioneve të Këshillit, që është përgatitur nga stafet teknike të kryeministrave të BE-së, parashikon shtyrjen e vendimit për në vitin 2020.

Sipas gazetës Politico.eu, Franca, Gjermania, Hollanda dhe Danimarka po përpiqen të hartojnë një vendim të përbashkët për të shtyrë vendimin për hapjen e bisedimeve me  Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në prill ose maj të 2020. Ideja është që Franca të paraqes një propozim për reformimin e procesit të zgjerimti në Janar.

Deri më tani nuk ka një vendim ku të tregohet një datë e caktuar. Bisedimet midis Merkel, Macron, Mark Rutte dhe Mette Frederiksen vazhdojnë, u shpreh një diplomat i huaj për politico.eu.

Ndërsa  Presidenti i Këshillit Donald Tusk u shpreh sot për televizionin maqedonas në Bruksel Telma TV se:

“Unë bëra çdo gjë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ne kemi ende vende anëtarë të cilat janë skeptike për hapjen e bisedimeve”.

Presidenti francez Macron e bëri publik vendimin e tij ditën e djeshme gjatë konferencës me Kancelaren Merkel në Tuluz. Ai tha se Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e emigracionit të paligjshëm dhe më pas të shqyrtohet për hapjen e bisedimeve me të.

 “Si mund të më kërkoni mua t’ua shpjegoj votuesve të mi, se vendi i dytë që kërkon azil në Francë janë njerëzit që vijnë nga Shqipëria, por që [në Shqipëri] çdo gjë po shkon aq mirë sa tani duhet të hapim negociatat për të hyrë në Bashkimin Europian?!”

Gjithashtu edhe Kancelarja Merkel gjatë konferencës u shpreh se “më duhet t’iu them se shanset [për hapjen e negociatave më Shqipërinë] nuk janë shumë të mira.”

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme