Kosovë, LDK ndalon përkohësisht negociatat me Vetëvendosjen

Kosovë, LDK ndalon përkohësisht negociatat me Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të ndalë përkohësisht negociatat për formimin e qeverisë me Lëvizjën Vetëvendosje.

Vendimin e bëri publik  zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili pas mbledhjes së kryesisë, deklaroi:

“Sot në kryesinë e LDK-së, diskutuan edhe njëherë faktin që kemi një rezultat mjaft të ngushtë me VV-në pra jemi 50:50, atëherë po presim certifikimin e rezultateve finale nga KQZ-ja, duke mos përjashtuar edhe 45 mijë vota nga mërgata me kusht e të personave me aftësi të kufizuara.

Do të presim certifikimin e rezultateve në momentin që kemi rezultatin final, pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin.”

Ky vendim vjen sot, kur sipas mediave kosovare, dy partitë kishin planifikuar  të angazhonin grupe pune për të folur mbi detaje konkrete të bashkëpunimit mes tyre.

Më 9 tetor, tre ditë pas zgjedhjeve të parakohshme, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani deklaroi se LDK do të bashkohet me LVV-në për ndërtimin e qeverisë së re.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në përfundim të numërimit të 100 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25,49 për qind të votave, ndërsa LDK 24,82 për qind të votave. Diferenca mes dy partive është vetëm 5350 vota.

Por ky rezultat nuk përfshin rreth 45 mijë vota nga emigrantët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme