KPA shkarkon gjyqtarin Ervin Metalla

KPA shkarkon gjyqtarin Ervin Metalla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi dje nga detyra gjyqtarin e apelit Ervin Metalla.Vendimi u dha nga trupa gjykuese Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.

Kolegji konstatoi probleme me pasurinë e gjyqtarit, duke lënë në fuqi vendimin për shkarkim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zoti Metalla u shkarkua në korrik të 2018 nga KPK për shkak të problemeve me pasurinë.

KPK konstatoi se gjyqtari Metalla kishte nënshkruar kontrata fiktive dhe kishte përfituar kredi të butë në shkelje të ligjit.

Në të shkuarën, gjyqtari Metalla ka pretenduar se ishte i pastrehë në mënyrë që të përfitonte një kredi lehtësuese. Po ashtu, Metalla ka përfaqësuar një firmë në Gjykatën e Strasburgut, së cilës më vonë i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri. I gjithë dëmshpërblimi që firma përfitoi nga Strasburgu, kaloi më pas në llogarinë bankare të Metallës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme