KPK shtyn seancën për kandidaten për SPAK, Anita Jella

KPK shtyn seancën për kandidaten për SPAK, Anita Jella

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu sot seancën dëgjimore për kandidaten për SPAK Anita Jella. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që i dorëzoi Komisionit, disa dokumente të reja në lidhje me prokuroren Jella.

“Ditën e sotme, ONM ka depozituar të dhëna të reja pranë Komisionit dhe ka kryer kërkesë për të shtyrë seancën dëgjimore për të bërë të mundur që organet e vetingut të hetojnë me objektivitet të gjitha elementet e reja që janë vënë në dijeni së fundmi, të lidhura me procesin e rivlerësimit për zonjën Anita Jella”, u shpreh kryesuesja e trupit gjykues Xhensila Pine.

Trupi gjykues për rivlerësimin e zonjës Jella përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Anita Jella ushtron aktualisht funksionin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit.Ajo u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të vazhduar garën për Prokurorinë e Posaçme(SPAK).

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme