Kryemadhi paralajmëron protestë të fermerëve

Kryemadhi paralajmëron protestë të fermerëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një komunikim për shtyp foli mbi problemet e fermerëve. Zonja Kryemadhi paralajmëroi një protestë të fermerëve ditën e mërkurë. Kryetarja e LSI-së kërkoi plotësimin e kërkesave të fermerëve, të cilat janë:

Fermerët shqiptarë kërkojnë subvencionim sipas prodhimit.

Barazimin e TVSH për produktet bujqësore, si në shitje ashtu edhe në blerje.

Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësi të mëdha natyrore dhe nga stoku i prodhimeve të shkaktuara nga çrregullimi i tregut.

Kërkojnë nga drejtoria bujqësore dhe Ministria, që është thjesht në një fasadë, që [..] të bëjnë analiza, kontrolle, monitorime për tokën, plehrat dhe farërat.

Dhe të ndërtojë një laborator të akredituar që eksportet shqiptare të garantohen përballë sulmeve nga agjencitë e shteteve konkurrente.

Qeveria [..] të bëjë rregullime me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregëtisë me produktet bujqësore.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme