Largohet nga detyra kreu i Doganave Arlind Gjokuta

Largohet nga detyra kreu i Doganave Arlind Gjokuta

Arlind Gjokuta, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, është larguar sot nga detyra.

Nuk dihet ende nëse Zoti Gjokuta ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar. Në disa media është raportuar se largimi i tij ka ardhur për shkak të mos realizimit të planit të parashikuar për mbledhjen e të ardhurave doganore.

Exit.al telefonoi Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për të konfirmuar lajmin, por nëpunësit e saj u shprehën se nuk janë të autorizuar të përgjigjen.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme