Maqedonia e Veriut: Partitë politike do të vendosin sot për zgjedhjet e parakohshme

Maqedonia e Veriut: Partitë politike do të vendosin sot për zgjedhjet e parakohshme

Maqedonia e Veriut — Kryeministri Zorav Zaev dhe drejtuesit e partive politike do të takohen sot mbasdite me Presidentin Pendarovski për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme. Lajmi u bë i ditur nga agjencia maqedonase e lajmeve MIA.

Pas bllokimit të negociatave me BE, Zaev tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Këtë propozim ai do tja paraqes sot presidentit të vendit.

Ai tha se përpara se të vendoset një datë për zgjedhjet e parakohshme “është e rëndësishme të dëgjojmë edhe partitë e vogla”. Ai theksoi se “vendet që aspirojnë vlerat evropiane duhet të inkurajojnë demokracinë. Sëbashku do të vendosim.”

Gjithashtu Zaev tha se vendimi i Macronit nuk ishte i papritur:

“Sigurisht që e prisnim. Evropa është transparente. Ne nuk presim anëtarësim të menjëhershëm, por motivim.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme