Meta: Komisioni i Venecias tejkaloi kompetencat, opinioni kontraditor

Meta: Komisioni i Venecias tejkaloi kompetencat, opinioni kontraditor

Presidenti Ilir Meta publikoi sot qëndrimin e tij për draft-opinionin e Komisionit të Venecias (KV), ku shprehej se Presidenti ‘i tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese’ kur anuloi dhe shtyu zgjedhjet e 30 qershorit.

përgjigjen zyrtare ndaj gjetjeve të KV-së, presidenti Meta shkruan se draft-raporti shpeshherë është kontradiktor; disa prej konkluzioneve të arritura bien në kundërshtim me vendimet e Gjyakatës Kushtetuese dhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR; si dhe se ekspertët kanë tejkaluar kompetencat e tyre në dhënien e disa prej konkluzioneve.

Presidenti ngre shqetësimin se draft-opinioni po përdoret politikisht nga qeveria dhe shumica socialiste për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga kriza politike në vend dhe vendosja e kushteve të reja nga Gjermania për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Zoti Meta shkruan se projekt-opinion nuk është trajtuar dhe as pritet të trajtohet juridikisht nga Kuvendi, por vetëm politikisht pasi ku ka qenë qëllimi i gjithë këtij procesi: goditja e presidentit.

Konstatimet kryesore të Presidentit Meta mbi draft-opinionin e komisionit të Venecias janë:

 – Projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje, aq sa të krijohet përshtypja se ekspertët e KV-së janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse dhe jo mbi provat dhe faktet e ngjarjes.

 – Paraqitja e fakteve dhe rrethanave në projekt-opinion është e pabalancuar dhe e paplotë. Ekspertët nuk kanë bërë një ‘opinion në themel’ për të cilin duhet të ishin futur plotësisht në brendësi të çështjes. Për këtë arsye, ata nuk kanë mundur të bëjnë një vlerësim të plotë dhe të saktë të situatës juridike.

 – Vetëm një njohje e thellë e situatës në Shqipëri do të mundësonte vlerësimin objektiv të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit. Vetë ekspertët e Komisioni, gjatë takimit me presidentin në Tiranë, kanë shprehur shqetësimin se nuk e njihnin aspak as historinë dhe as kontekstin e zhvillimit të ngjarjeve.

 – Projekt-opinioni nxjerr disa konkluzione që tejkalojnë mandatin e KV-së si organ këshillimor, dhe për të cilat nuk është pyetur nga Kuvendi. Gjithashtu ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat e tyre këshillimore, duke i veshur vetes atributet e gjykatësit.

 – Disa vlerësime dhe konkluzione të ekspertëve të KV-së bien në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare dhe me frymën mbi të cilën është ndërtuar Kushtetuta, përsa i takon rolit dhe kompetencave të kreut të shtetit.

 – Ekspertët kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore. Projekt-opinioni i KV-së dhe raportet e OSBE/ODIHR sfidojnë gjetjet dhe konkluzionet e njëri-tjetrit.

 – Kuvendi edhe pse në dukje ka adresuar 8 pyetje me natyrë ligjore dhe kushtetuese për Komisionin e Venecias, është i interesuar vetëm për përdorimin e tij politik duke ngritur një kurth të pamerituar për Komisonin e Venecias.

 – Të gjithë anëtarët e Komisonit Hetimor kanë votuar përmes Rezolutës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit që në datën 13 qershor 2019, ndaj kjo tregon se komisioni ka nisur veprimtarinë me një përfundim të marrë paraprakisht.

 

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme