Meta—Pendarovski: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkë për hapjen e bisedimeve me BE

Meta—Pendarovski: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkë për hapjen e bisedimeve me BE

Presidenti Meta takoi sot Presidentin e Maqedonisë së Veriut Pendarovski. Në konferencën për shtyp të dy udhëheqësit mbajtën të njëjtin qendrim: rruga e vetme e dy vendeve është integrimi evropian.

Presidenti Meta tha se “e vetmja perspektivë është vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE dhe anëtarësimi i vendeve tona”.

Presidenti Pendarovski, njësoj, tha se dy vendet duhet të punojnë për të ardhmen “e përbashkët euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta”. Pedrovski mohoi zërat se Maqedonia e Veriut ka propozuar vlerësimin veçmas të dy vendeve:

Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim politik sepse realisht mendoj se të dy shtetet duhet të merrnin hapjen e negociatave”.

Ai propozoi organizimin e “një samit të jashtëzakonshëm në Maqedoni për çështjen e negociatave”.

Ndërsa, Presidenti Meta i bëri thirrje Kryeministrit Rama të ndiqte shembullin e Maqedonisë së Veriut:

“Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm [….]”.

Ai theksoi se “platforma më e mirë e reagimit dhe reflektimit në raport me BE mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme