Ministrja franceze për Evropën: Jo zgjerim të BE-së, pa reformim të brendshëm

Ministrja franceze për Evropën: Jo zgjerim të BE-së, pa reformim të brendshëm

Amelie de Montchalin, ministrja franceze e Çështjeve për Evropën deklaroi sot se nuk ka asnjë mundësi që të vazhdohet përpara me zgjerimin e BE-se derisa të zbatohet ajo çfarë Presidenti Macron e quajti në korrik “reforma e thellë” e rregullave të BE për anëtarësim.

Sipas Reuters, ministrja franceze u shpreh:

“Çështja e parë që ne duhet të diskutojmë është se si Evropa duhet të reformojë rrugën drejt zgjerimit dhe rrugën se si hapen bisedimet.”

“A është procesi efektiv? Nga këndvështrimi jonë, jo”, vazhdoi më tej ministrja.

Gjithashtu, një diplomat francez ka thënë për gazetën EUObserver se:

“Ne presim nga Komisioni Evropian që të vendosë në tavolinë një metodologji të re për mënyrën e hapjes së bisedimeve, e cila të jetë më pak teknokrate dhe më shumë politike ose anasjelltas.”

Metoda aktuale, e cila kërkon “që BE të hapë kapitujt gjatë bisedimeve pa qënë në gjendje t’i mbyllë ato sërish nëse vendi bën hapa pas, nuk ndihmon vendet në kryerjen e reformave të thella, të nevojshme për tu anëtarësuar në BE”.

Sipas diplomatit, Europa duhet të përmirësojë “kapacitetin e saj për të thithur anëtarë të rinj, përpara se ta bëj këtë gjë në kushte jo të qarta”.

Pavarësisht se shumë vende të BE-së janë të gatshme për të hapur negociata me dy vendet ballkanike, ato nuk mund të hapen “sepse të dyja vendet kanë nevojë për të bërë më shumë përpjekje në çështjet e shtetit të së drejtës dhe korrupsioni”, shtoi diplomati francez.

EUobserver, gjithashtu, shkruan se:

“Qendrimi i Francës shkon kundër qendrimit të Gjermanisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë, dhe Sllovakisë për hapjen e menjëhershme të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, ai shkon kundër qendrimit të Danimarkës, Hollandës, Spanjës, të cilat duan t’i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut por jo me Shqipërinë, e cila ka nevojë të vazhdojë më tej me reformat.”

Gjithashtu edhe Raportuesi i BE-së për Malin e Zi ,Piculau shpreh se në një intervistë për gazetën malazeze, CdM se politika e zgjerimit nuk është më një prioritet për BE-në. Ai tha se disa vende anëtare të BE-së e kundërshtojnë fort zgjerimin e mëtejshëm të BE-së derisa BE të forcohet:

“Asnjë nuk do ta thotë hapur se është kundra zgjerimit, është pjesë e lojës politike, por ka një rezistencë të frotë nga disa vende të BE-së, të cilat nuk duan që BE të zgjerohet pa u rirregulluar marrëdhëniet e pushtetit dhe të miratohen disa modele të reja për zgjerimin”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme