Opozita: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje për integrimin në BE

Opozita: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje për integrimin në BE

Partitë opozitare mendojnë se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme, për të patur një qeveri të re që udhëheq procesin drejt integrimit europian.

Ky vendim u mor në takimin e djeshëm të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetarëve të partive aleate – Monika Kryemadhi nga LSI, Fatmir Mediu nga PR, Agron Duka nga PAA, Dashamir Sheshi nga LZHK dhe Nard Ndoka nga PDK.

Kryetarët e partive opozitare thanë se me Edi Ramën në krye të qeverisë dëmtohet interesi kombëtar për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndaj zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje.

Po ashtu, ata ranë dakord se 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për përparimin e vendit dhe, më pas, për hapjen e bisedimeve me BE-në.

Lidhur me reformën zgjedhore, PD dhe aleatët e saj u shprehën të gatshëm të kontribuojnë për një reformë që hartohet me dialog, transparencë dhe përfshirje të të gjitha forcave politike.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme