Pasuria e këshilltares së Gjykatës së Lartë Elona Kana

Pasuria e këshilltares së Gjykatës së Lartë Elona Kana

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit (KPK) do të rivlerësojë sot zonjën Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë.

Trupa e KPK-së do të përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.

Elona Kana është bashkëshortja e zëvendëskryetarit të KQZ-së, Denar Biba.

Ajo ka punuan si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë në vitet 2004-2006. Në vitet 2006-2012 ajo ishte drejtore e departamentit juridik në Këshillin Kombëtar të Radio-Televizionit (KKRT). Prej vitit 2012, Kana është këshilltare në Gjykatën e Lartë.

BIRN ka analizuar pasurinë e zonjës Kana.

Nga viti 2004, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, dhe deri në vitin 2017 pasuria e Kanës është rritur 21 herë. Në 2014 ajo deklaroi 1.3 milionë lekë, ndërsa në 2017 deklaroi 27.7 milionë lekë. Nga këto, 16.3 milionë lekë janë pasuri e paluajtshme, 4.9 milionë lekë në llogari bankare, 3.7 milionë lekë kesh, dhe 2.6 milionë lekë është vlera e automjeteve.

Elona Kana dhe bashkëshorti i saj Denar Biba patën 38.2 milione lekë të ardhura në periudhën 2004-2017, më tepër se gjysma e të cilave ishte nga rroga e zotit Biba.

Analizë e BIRN për pasurinë e saj arriti në përfundimin se deklarimet e zonjës Kana janë logjike, pra vlerat e deklaruara nga ajo vetë përputhen me fitime të arsyeshme nga ana e saj. Por BIRN vuri në pikëpyetje disa deklarime për pronësi të përbashkëta me bashkëshortin e saj Denar Biba. Ky i fundit është zëvendëskretar i KQZ-së dhe subjekt më vete i deklarimit të pasurisë.

BIRN konstatoi paqartësi në e burimet e pasurisë së zotit Biba në lidhje me bashkëpronësinë e tyre në fonde bankare investimit apo në obligacione thesari, pasi në analizën e tyre i mungonin deklaratat e pasurisë së Bibës.

Një tjetër paqartësi lidhet me sipërfaqen dhe vendndodhjen e një aparatamenti të blerë me 83,400 euro nga bashkëshortët në vitin 2015. Ndërkohë që Kana ka deklaruar se i ka kaluar bashkëshortit rreth 3 milionë lekë për të blerë këtë apartament, Biba ka paguar shumën 83,400 euro. Mbetet i paqartë burimi i diferencës prej rreth 58 mijë eurosh.

Kana ka marrë edhe hua nga prindërit e Bibës në 2004 dhe 2015 – përkatësisht 1,500,000 lekë dhe 3,700 euro. Ajo ka shlyer vetëm 400,000 lekë nga këto dhe të tjerat i ka ende borxh.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme