Polakja Tokarczuk dhe austriaku Handke fitojnë Nobelin në letërsi

Nga Gerard Gega
Polakja Tokarczuk dhe austriaku Handke fitojnë Nobelin në letërsi Dy shkrimtarët fitues të çmimit Noble për vitin 2018 dhe 2019.

Polakja Olga Tokarczuk dhe austriaku Peter Handke u vlerësuan sot me çmimin Nobel për letërsinë.

Akademikët suedez dhanë sot dy çmimet për vitin 2018 dhe 2019 duke vlerësuar:

Polaken Tokarczuk me motivacionin “narrativa e saj imagjinare me pasionin enciklopedik përfaqëson tejkalim të kufijve të formës së jetës”.

Austriakun Handke me motivacionin “punë tejet me ndikim në lëvrimin gjuhësor që ka qëmtuar specifikat e përvojës njerëzore”.

Përshkrimi zyrtar i publikuar për dy autorët fitues të çmimit Nobel.

Vlerësimi i Handke ka nxitur reagime duke qenë se në të shkuarën shkrimtari austriak kishte mbështetur regjimin dhe luftërat e Sllobodan Miloseviçit.

Këtë vit u dhanë dy çmime Nobel, pasi vitin e kaluar Akademia Suedeze u përfshi në një skandal dhe e anuloi çmimin. Raportime të ndryshme nxorën në pah raste ngacmimesh seksuale dhe konflikte interesi të 18 anëtarëve të akademisë, të cilët kanë mandate të përjetshme dhe në Suedi konsiderohen si gardianët e kulturës.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme