Policia njofton zbulimin e një celule terroriste iraniane në Shqipëri, asnjë i arrestuar

Policia njofton zbulimin e një celule terroriste iraniane në Shqipëri, asnjë i arrestuar

Policia shqiptare pohoi sot se ka zbuluar një celulë terroriste të qeverisë iraniane që vepron në Shqipëri. Kjo celulë ka për qëllim organizimin e akteve terroriste kundër 3 mijë muxhahedinëve (MEK) që strehohen në Shqipëri.

Ajo drejtohet nga shtetasi iranian i njohur si Peyman. Pjesë e saj, sipas policisë, janë Alireza Naghashzadeh, shtetas iranian, ish-anëtar i MEK-ut, me pasaportë austriake; Abdolkhalegh Malek Zadeh, shtetas iranian me banim në Turqi; Abdulselam Turgut, trafikant droge turk, i arratisur nga Shqipëria me pashaportë fallco, pasi u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit Tiranë për trafikimin e 1 ton heroinë.

Celula është pjesë e Forcave QUDS —Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, që vepron përtej kufijve të Iranit. Ajo është përgjegjëse për planifikimin e sulmit terrorist në mars 2018 në Shqipëri, i cili u ndalua nga policia shqiptare.

Është e paqartë pse policia ka vendosur të bëjë publik ekzistencën e këtij rrjeti terrorist, ndërkohë që nuk ka arrestuar asnjë prej anëtarëve të saj, duke dekonspiruar veprimet e mëtejshme për arrestimin e tyre.

Tre personat drejtues, të cituar nga Policia, nuk ndodhen në Shqipëri. Policia nuk ka njoftuar nëse ka lëshuar ose jo urdhër arresti ndërkombëtar për ta.

Ajo që të bën përshtypje në njoftimin e policisë është se ajo i quanë muxhahedinët, opozitë zyrtare të Iranit, ndërkohë që arsyeja publike e strehimit të tyre në vend, sipas qeverisë ka qënë mbi baza humanitare.

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme