Portugezja Isabel Santo raportuese e re për Shqipërinë në PE, zëvendëson Fleckeinstein

Portugezja Isabel Santo raportuese e re për Shqipërinë në PE, zëvendëson Fleckeinstein Parlamenti Europian

Eurodeputetja portugeze Isabel Santo do të jetë raportuesja e re për Shqipërinë në Palamentin Evropian, sipas burimeve të medias European Western Balkans.

Santo do të zëvendësojë eurodeputetin gjerman Knut Fleckeinstein, i cili humbi në zgjedhjet e majit.

Isabel Santos u zgjodh për herë të parë eurodeputete këtë vit. Më pare ajo ka qenë deputete në parlamentin e Portugalisë nga radhët e Partisë Socialiste.

Santos ka qenë anëtare e delegacionit portugez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Ajo ka shërbyer, gjithashtu, si nënkryetare e Asamblesë dhe ka drejtuar disa misione për monitorimin e zgjedhjeve, përfshi zgjedhjet e vitit 2017 në Gjermani dhe të vitit 2018 në SHBA.

Raportuesit e Parlamentit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore në emër të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së, të cilat shqyrtohen dhe miratohen në seanca plenare në parlament.

Këto raporte janë një mënyrë për të ndikuar në përmbushjen e çështjeve të rëndësishme për BE-në në lidhje me vendet kandidate.

EWB lajmëron, gjithashtu, se raportuesja për Kosovën do të jetë eurodeputetja gjermane Viola von Cramon-Taubadel. Ajo ka qenë Kryetare e Misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë më 6 tetor 2019.

Ndërsa raportuesi për Malin e Zi do të jetë eurodeputeti kroat Tonino Picula. Ai do të zëvendësojë Charles Tannock.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme