Presidenti i ‘Konrad Adenauer’ kritikon opozitën për lënien e mandateve

Presidenti i ‘Konrad Adenauer’ kritikon opozitën për lënien e mandateve

Presidenti i Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) Norbert Lammert kritikoi dje opozitën për vendimin e lënies së mandateve. Zoti Lammert e quajti atë një vendim të marrë për shkak të rezultatit të arritur në zgjedhjet e përgjithshme 2017.  Në 10 vjetorin e Fondacionit KAS në Shqipëri, ai u shpreh se:

“Nuk më pëlqeu kur socialistët bojkotuan parlamentin sepse demokratët fituan zgjedhjet, e po aq pak më pëlqen kur demokratët bojkotojnë parlamentin sepse rezultati i zgjedhjeve nuk është në favor të tyre.”

Zoti Lammert theksoi se në situata të tilla si ajo e Shqipërisë e rëndësishme është që partitë politike të gjejnë zgjidhje mes tyre dhe jo të bojkotojnë.

Ai shtoi se një nga faktorët që po mban peng ecurinë e Shqipërisë është edhe përballja me të kaluarën komuniste.

“Ndërtimi i demokracisë në Gjermani nuk do të kishte qënë i mundur pa u përballur me të kaluarën dhe nëse s’do kishte ndodhur kjo nuk do të rifitonte pozitën e vet në botë”, u shpreh Lammert.

Në fund ai shprehu mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, por theksoi se kjo rrugë duhet përshkuar nga vetë qytetarët shqiptarë:

“Si qeveria federale ashtu dhe parlamenti gjerman dëshirojnë t’i hapin rrugën Shqipërisë për në Europë, por shqiptarët janë ata që duhet ta përshkojnë këtë rrugë.”

1 koment

  1. Kushtrim 16 Tetor, 2019 në 4:44 pm

    E pershendesim Norbert ,per mendimin e tij dhene per opoziten per djegia e mandateve nga opozita ,dua te sqaroj pak kete zoteri te nderuar; Dua ti them se opozita nuk beri djegia mandatesh ,por ajo dorzoj mandatet sepse nuk ishin te denje per te vazhduar rrugtimin drejt europes per miratuar ,ligje ,per bere reforma qe sot Shqiperia i ka shume te nevojshme.Ata dhe keto qe jane ne pushtet po e shkaterrojne kete vend kaq te bukur e me vlera natyrore,jane keto qe bejne lojra ne kurriz te qytetareve,jane keto nuk realizojne premtimet e marre gjate fushates ,pra mashtrojne qytetaret me nga thes miell dhe u marin voten.Me keto politikane ky vend nuk mund te bashkohet me Europen ,pse sepse se pari: Duhet te futen ne burg te gjitha kokat qe kane drejtuar kete vend,si Ilir Meta ,Sali Berisha ,Lulzim Basha ,Fatmir Mediu,Fatos Nana ky bixhoz xhi ,Ministra te dy qeverive ,prokurore te korruptuar qe dhe sot nuk jane shpallur ne kerkim ose nuk arrestohen ,si ish Prok i Pergj, etj.Ky vend do reforma te thelluara ,te jene funksionale gjykatat,prok e Pergji ,reforma zgjedhore ,etj procese qe i duhen shqiperise per nje ndryshim rrenjesore , ne jemi shume mbrapa me detyrat elene nga Europa .

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme