Presidenti publikon 6 kandidatët për në Gjykatë Kushtetuese

Presidenti publikon 6 kandidatët për në Gjykatë Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta publikoi sot listën me 6 kandidatë që garojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, liruar nga Besnik Imeraj.

Gjashtë kandidatët janë:

 – Dedë Kasneci – ka kandiduar dhe më parë për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KED e ka skualifikuar për shkak se nuk përmbushte kriterin për 15 vite eksperincë në fushën juridike;

 – Envi Hicka – avokat në studion Haxhia&Hajdari;

 – Prelë Martini –ish-gjyqtar në Shkodër,  ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, aktualisht avokat;

 – Shaqir Hasanaj – Këshilltar ligjor i presidentit Meta;

 – Vasil Bendo – Avokat; ish-këshilltar në Gjykatën Kushtetuese; Bendo ka kandiduar dhe më parë për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese por KED e ka skualifikuar pasi nuk ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë në ILDKPKI;

 – Vjosa Bodo Mujo – ish-drejtoreshë ligjore e Bankës Sicred, aktualisht administratore e kompanisë së konsulencës SICRED Assistance. Ajo ka kandiduar dhe më parë për një vend në Gjykatën e Lartë, por u skualifikua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kjo është hera e dytë që presidenti Meta hap aplikimet për vendin e lënë bosh nga Besnik Imeraj. Herën e parë procesi i përzgjedhjes dështoi pasi në garë kishte vetëm 2 kandidatë, nga 3 që parashikon ligji.

Lista me 6 kandidatë do t’i dërgohet KED-it, i cili do të vlerësojë dhe rendisë kandidatët, duke hartuar një listë të shkurtuar me vetëm 3 kandidatë, të cilën ia kthen më pas sërish presidentit.

Nga kjo listë, presidenti zgjedh një kandidat për ta bërë pjesë të Gjykatës Kushtetuese.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme