Qeveria holandeze: Hapja e negociatave me Shqipërinë, “e parakohshme”

Qeveria holandeze: Hapja e negociatave me Shqipërinë, “e parakohshme” NEW YORK - Koning Willem-Alexander, Premier Rutte en Minister Blok van Buitenlandse zaken tijdens de opening van de 74e Algemene Vergadering van de Verenigde Naties. ANP KOEN VAN WEEL

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka konfirmuar se qeveria holandeze mendon se është shumë herët për të hapur negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.

një letër dërguar parlamentit holandez më 4 tetor, shkruhet:

“Këshilli [i Çështjeve të Përgjithshme] konkludoi më 26 qershor 2018 se Shqipëria duhej të zbatonte një rrugë konkrete të reformave për sundimin e ligjit përpara se të hapeshin negociatat e pranimit: vendi duhej të konsolidonte reformën në sistemin e drejtësisë dhe të arrinte rezultate të prekshme në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kabineti [dmth Këshilli i Ministrave] mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë vitit të kaluar për procesin e gjerë të vetingut, krijimin e një sërë institucionesh në fushën e sundimit të ligjit, rritjen e operacioneve policore, dhe dënimi i dy kriminelëve të fuqishëm.

Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) së paku duhet të ishte në funksionim dhe Shqipëria duhet të tregojë rezultate bindëse në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kabineti është i mendimit se është e parakohshme të hapen negociatat tani.”

Në letër shkruhet dhe se “jo të gjitha shtetet anëtare [të BE-së] e kanë përcaktuar votën e tyre përfundimtare, por një shumicë e madhe në Këshill është pro të hapjes së negociatave me të dy vendet [Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut].”

Më tej, letra vazhdon:

“Bundestagu miratoi vendimin e qeverisë gjermane për të filluar negociatat me Shqipërinë, me kusht që vendi të plotësojë kushtet shtesë. Këto kushte përfshijnë rivënien në punë të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës zgjedhore. Për më tepër, Bundestagu bën thirrje për përparim të mëtejeshëm në fusha të tilla si krimi i organizuar dhe korrupsioni në të gjitha nivelet para hapjes së kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.”

Në letër nuk përcaktohej qartë nëse qeveria holandeze do të vendosë veton për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë gjatë Samitit të Këshillit Evropian më 17 tetor.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme