Rama injoron KLP, vazhdon sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Rama injoron KLP, vazhdon sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve Prokuroria dhe Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në parlament.

Duke injoruar paralajmërimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) se “deklaratat publike të kryeministrit Rama dhe zëvendësministrit Braçe në lidhje me proceset gjyqësore mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor”, Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk ka ndalur, por ka shtuar edhe më shumë sulmin e tij ndaj gjyqtarëve.

Gjatë një fjalimi të ashpër në parlament Rama shpiku akronimin “KÇK” (kap ça të kapësh) për të përshkruar një organizatë të supozuar kriminale të përbërë nga “prokurorë dhe gjyqtarë që e dinë se nuk do të kalojnë vettingun”. Akronimi KÇK të kujton disa akronime të tjera të insitucioneve të reformës në drejtësi, siç janë KPK dhe KLP.

Rama deklaroi:

“I them parlamentit se ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetingun e dinë që nuk e kalojnë dhe kanë nxjerrë dhe një togfjalësh mes tyre, KÇK, kap ca të kapësh.

KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, sot me fakte, prokurorë e gjykatës që e dinë se vetingun se kalojnë dot.

Si mundet një prokuror të regjistroje tokë të dhuruar në emër të gruas, që paska qenë asistente a avokate e dikujt dhe ky dikushi regjistron tokën 500 metra dhe dhuron 50 mijë metra? E keni parë ndonjëherë që dhuruesi të dhurojë 100 fishin e gjësë që ka? Keni ju ndonjë krushk, ndonjë vjehrrë, ndonjë kunat kaq zemërgjerë sa t’ju dhurojë 100 fishin e asaj që ka?”

Siç kam shpjeguar në një shkrim më parë, sulmet dhe presioni i vazhdueshëm i Ramës ndaj gjyqësorit, përfshi institucionet e reja të vetingut, përbën një kërcënim serioz për një nga qëllimet kryesore të reformës në drejtësi, krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe jo nën ndikimin e politikës. Deklaratat e Ramës do të bëjnë të mundur të kundërtën e kësaj.

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme