Rama: Unë dhe qeveria nuk kemi asnjë përgjegjësi për moshapjen e negociatave

Rama: Unë dhe qeveria nuk kemi asnjë përgjegjësi për moshapjen e negociatave Prokuroria dhe Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në parlament.

 “Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend për hapjen e negociatave sepse Shqipërisë i është kërkuar shumë më tepër sepse ka ndryshuar procesi”. Kështu e komentoi  sot Kryeministri Edi Rama me mediat refuzimin e hapjes së negociatave me BE nga Franca, Hollanda, Danimarka dhe Spanja.

 Vendimin për moshapjen e negociatave, Kryeminsitri Rama e konsideroi një vendim që nuk ka lidhje me vetë Shqipërinë por me politikat e brendshme të BE-së. Kryeministri nuk tha asgjë për shqetësimin e vendeve të BE-së për emigracionin e paligjshëm të BE-së.

“Janë bërë përpjekjet maksimale. E ka thënë jo vetëm me shkrim Komisionin Evropian por e ka thënë një pjesë e madhe e kryeministrave të BE-së, dhe nga vete Kancelarja e Gjermanisë”.

Votën kundër të 4 shteteve evropiane kundër Shqipërisë, Rama e komentoi kështu:

“Është më skrupoloze Danimarka, Franca, se sa Gjermania në raport me korrupsionin dhe krimin, dikush e vë theksin më shumë, dikush më pak, dikush bënë më pak politikë të brendshme me lëkurën tonë.

Ne kemi bërë gjithçka që dje të gjithë të thonin po. Nëse nuk e thanë kjo nuk ka lidhje me ne. Qendrimi Presidenti është një qendrim konceptual kundër mënyrës se si funksionon BE, sot”.

 Mungesën e Gjykatës Kushtetuese, kryeministri e quajti sukse të reformës në drejtësi.

“Gjykata Kushtetuese u fshi nga vetingu është sukses jo dështim. Ajo u fshi nga vetingu. Për këtë fazë ky është një sukses. Këtë e ka thënë edhe Kancelarja gjermane. Pas vitit të ri do të mbyllim reformën në drejtësi”.

 Qendrimi i Kryeministrit Rama për emigracionin e paligjshëm është se emigracioni shqiptarë ndodh si “pasojë e ndryshimit të botës”.

“Italia sot ka një problem real për mjekë, sepse ikin në Gjermani, në Britani, në Evropën Perëndimore. Kroacia, vitin e kaluar 100 mijë kroatë janë regjistruar në Gjermani. Të gjithë këta janë qytetarë të tregut të përbashkët dhe nuk kanë nevojë të kërkojnë azil.

Shqiptarët janë në numër të madh, por jo që po trondit Francën. Të gjithë janë për arsye ekonomike. Gjermani kur u paraqit ky problem ishte ndryshimi i regjimit të azilit. Emigrantët u spostuan në Francë sepse Franca e ka më të avashtë. Këta njerëz unë nuk i gjykoj.

Por përkundrazi ky është një fenomen që nuk mund të lufothet, ne kemi bërë maksimumin. Shifrat kanë rënë. Problemi ynë është se duke qënë jashtë BE-së detyrohemi të kërkojmë azil”.

Kryeministri e bëri të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Për reformën zgjedhore, Kryeministri tha se do të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe do të përfundojë brenda 2019.

Për marrëdhënien me Albin Kurtin, Rama u shpreh se “Albin Kurti ka kërkuar të më takojë nëditët në vijim. E kam ndjekur në prenoncimet e tij. Bie dakord me të që ka një nevojë për shtysë të re në marrëdhënien mes dy qeverive. Me qeverinë e re të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë paraardhëse”.

Për shengenin ballkanik, Rama tha se “takimi i radhës është në 10 nentor në Shkup dhe Kosova është e ftuar në takimin e Novisadit. Nuk është firmosur asnjë marrëveshje por një deklaratë e përbashkët”.

Kryeministri tha se ideja e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria nuk është e vërtet, Gjermania ka qënë kundër.

Kryeministri komentoi edhe çështjen e djalit të mitur shqiptarë në një kamp në siri, të transmetuar dje në televizionet italiane. Kryeministri njoftoi se Shqipëria dhe SHBA-të po bashkëpunojnë për të luftuar këtë fenomen.

“Unë kam nxjerr një urdhër lidhur me personat, familjet, individët që gjendet në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të organizatës ISIS”.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme