SHBA miraton prokolllin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

SHBA miraton prokolllin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati i SHBA-ve miratoi sot me 84 vota pro protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Protokolli i anëtarësimit në NATO deri më tani është firmosur nga 20 vende. Ai duhet të ratifikohet nga 9 parlamentet tjera të vendeve anëtare për të hyrë në fuqi. Në shenjë simbolike, Greqia ishte vendi i parë që ratifikoi protokollin.

Maqedonia e Veriut nënshkroi në shkurt 2019 protokollin e anëtarësimit në NATO. Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut pritet të mbyllet në fund të këtij vitit 2019.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme