Shqiptari Sali Murati në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Shqiptari Sali Murati në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Në krye të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar. Sali Murati u zgjodh me 2/3 e votave të anëtarëve të Kushtetueses. Zoti Murati do të zëvendësojë kryetarin aktual Nikolla Ivanovski, të cilit i mbaron mandati në nëntor të këtij viti.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë. Ata emërohen për një mandat nëntë vjeçar nga Parlamenti.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet nga anëtarët. Ai kërkon së paku 6 vota prej tyre dhe ka mandat tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme