Sossoli, Tusk, Juncker dhe Von den Leyen kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sossoli, Tusk, Juncker dhe Von den Leyen kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Parlamenti Europian

Presidenti i Parlamentit Europian David Sossoli, ai i Këshillit Europian Donald Tusk, Presidenti në ikje i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe e sapo zgjedhura në krye të Komisionit Ursula Von den Leyen i kërkuan Këshillit të votojë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një letër publike ata theksojnë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet për të hapur negociatat. Për ta është koha të mbajnë premtimin e dhënë drejt këtyre vendeve.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë atë që ne i kemi i kemi kërkuar. Nëse BE vendos të hapë negociatat me këto vende do të jetë test që vërteton aftësinë e Uninionit për të mbajtur premtimet dhe për të parë drejt të ardhmes” thuhet në letër.

Këshilli do të mblidhet më 18 tetor për të vendosur për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë Hollanda dhe Franca janë skeptike në lidhje me Shqipërinë. Pak ditë më parë kryeministri hollandez deklaroi se Holanda është e shqetësuar për progresin e Shqipërisë dhe ende nuk ka vendosur nëse ky progres është i mjaftueshëm për të hapur negociatat me BE-në. Parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave me kushte me Shqipërinë.

Kryeministri Rama dje  paralajmëroi moshapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

1 koment

  1. . 5 Tetor, 2019 në 3:17 pm

    Normal, i la merkeli te fitonin, ajo eshte fasade si rama vet e promovon. Nejse kisha kohe pa u futur te exit. Gjynah pse kshu ju.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme