The Irish Times — Ngjyrat e Edi Ramës nuk fshehin dot humorin e tij për vendimin e pritshëm të BE-së

The Irish Times — Ngjyrat e Edi Ramës nuk fshehin dot humorin e tij për vendimin e pritshëm të BE-së

“Format psikodelike gëlojnë mbi muret e zyrës së Edi Ramës dhe lapsa ngjyra-ngjyra dhe pikturat mbulojnë tavolinën e tij, por ato nuk mund të ndriçojnë dot humorin e kryeministrit art dashës shqiptar ndërsa pret vendimin e BE-së mbi reformat e tij”.

Kështu nis shkrimi ‘Shqipëria përgatitet për një tjetër pengesë në rrugën e gjatë të Bashkimit Evropian’ i botuar në gazetën irlandeze “The Irish Times”. Në artikull gazetari Daniel McLaughlin shkruan se:

Maqedonia e Veriut mund të marrë dritën jeshile pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë mbi emrin, por Shqipëria po përballet me vonesa të mëtejshme për arsye të krimit të organizuar dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

“Nuk ka shumë për të qënë optimist duke parë se çfarë po ndodh me Evropën sot. Jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”, shprehet Rama.

Ndërkohë që Holanda, Danimarka dhe të tjerët duan që Shqipëria të bëjë më shumë në luftën kundër mafias, Rama e pikturon vendin e tij si një viktimë të probleme të brendshme të BE-së dhe debatit të Francës mbi reformimin e BE përpara zgjerimit të mëtejshëm.

 “Ne jemi një dëm kolateral” argumentoi Rama. “Kur diku bombardohet dhe kopshti goditet — ne jemi kopshti”, shtoi ai.

Ndërsa, Ursua von der Leyen dhe  Jean-Claude Juncker i shkruan këtë muaj vendeve anëtare të BE-së se:

“Bashkimi Evropian qendron përpara një zgjedhje strategjike. Nëse BE do t’i qendrojë rolit të saj ndërkombëtar dhe të mbroj interesat e saj duhet të bëjë një hap përpara në procesin e integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interesin dhe kanë përmbushur kërkesat për të nisur procesin e bisedimeve. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë çfarë ne i kërkuam”.

Lulzim Basha, drejtuesi i opozitës, shpreson se vendet anëtare të BE-së të bien dakord të çelin bisedimet menjëherë, por pranon se qasja e Bundestagut mund të qetësojë skeptikët e zgjerimit duke i vendosur Shqipërisë një afatkohor për reformën.

43 deputetët demokrat i dorëzuan mandatet e tyre në Kuvend në shkurt të këtij viti, pas publikimit në media të provave të dukshme se socialistët e Ramës “vodhën” zgjedhjet e 2017 me ndihmën e grupeve kriminale.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë të lartë, pa një gjykatë kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende bosh, dhe një kryeminsitër që vendos me dekret pa asnjë kufizim institucional ndaj pushtetit të tij”, i tha Basha gazetarit të “The Irish Times”.

Demokratët e mbështesin plotësisht reformën në drejtësi, por Basha thotë se qeveria ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” me procesin.

“Si rezultat ne kemi një gjyqësor të paralizuar…. Dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i rasteve të të korrupsionit në nivele të larta janë lënë mënjanë nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”, u shpreh Basha.

Rama dhe aleatët e tij akuzohen gjithashtu për presion ndaj medias kritike, duke kufizuar aksesin në informacion dhe duke iu shmangur llogaridhënies, me televizionin e tij online – Edi Rama TV – ai është kthyer në dritaren kryesore informuese mbi aktivitetin e qeverisë.

Nuk bëhet fjalë për kriticizëm”, tha Rama duke iu referuar një padie që ai ka ngritur  kundër gazetarëve.

“Bëhet fjalë për akuza shumë shumë të rënda: vjedhje bilionash, marrje bilionash, bashkëpunim me forca të errta, gjëra konkrete, jo opinione. Unë mund të jetoj me opinione …. Unë thjeshtë dua që njërëzit të marrin vesh se të gjitha gjëra janë pa asnjë bazë,” vazhdoi Rama.

E gjitha kjo është shumë larg imazhit ndërkombëtar të një ish-student arti dhe një ish- basketbollisti, një shpirti të lirë dhe një njeriu që vishet me ngjyra të ndezuar, i cili në kohën e tij të lirë bënë skulptura, ka në pronësi një galeri arti në Berlin dhe vesh atlete me ngjyra të ndezura në takimet me udhëheqësit e tjerë.

Gati dy dekada pasi ai u bë Kryebashkiak i Tiranës dhe filloi të mbulonte pallatet e zhveshura të betonit me ngjyra të ndezura dhe me murale, disa nga udhëheqësit e BE-së mbeten ende të pabindur se shenjat e ndryshimt pozitiv në Shqipëri nuk janë thjesht shenja sipërfaqësore.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme