Unaza e Re, PD padit Drejtorin e Policisë së Tiranës për arrestime të paligjshme të banorëve

Unaza e Re, PD padit Drejtorin e Policisë së Tiranës për arrestime të paligjshme të banorëve

Partia Demokratike ka paditur sot Drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, Shefin e Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Punonjësit e Policisë së Shtetit, pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve të Unazës së Re dhe arrestimit të përfaqësuesve të medias.

Veprimi i opozitës vjen pasi më 10 tetor, Policia arrestoi tre banorë të unazës së re dhe dhunoi gazetarët që po filmonin ndërhyrjen e policisë.

Në një njoftim për mediat, policia e Tiranës tha se kishte kryer arrestimet për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Policia tha se veprimet e saj mbështeten në ndryshimet e reja në kodin penal, ku në nenin 293 parashikohet se “bllokimi i qarkullimit rrugor dënohet me gjobë ose me burg deri në 3 vite”.

Prej një viti banorë të zonës së “Unazës së Re” kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të prishur banesat e tyre si pasojë e një projekti për të zgjeruar rrugën.

Projekti është ndryshuar disa herë në Sheshin Shqiponja, por punimet nuk kanë vazhduar më pasi qeveria nuk ka nxjerrë asnjë VKM për shpronësimet. Banorët kanë kërkuar anulimin e tij, por qeveria ka këmbëngulur se nuk do të anulohet.

Banorë, të cilët protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre janë shoqëruar edhe herë të tjera në polici. Disa prej tyre janë mbajtur me muaj në paraburgime deri sa gjykata i liroi.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme