Veliaj për Teatrin Kombëtar: Askush të mos ketë iluzione, do ta prishim

Nga Gerard Gega
Veliaj për Teatrin Kombëtar: Askush të mos ketë iluzione, do ta prishim Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Teatri Kombëtar.

Qeveria dhe Bashkia Tiranë nuk kanë hequr dorë nga projekti për të shembur dhe tjetërsuar pronën e Teatrit Kombëtar, përkundrazi, sikurse është shprehur sot Kryebashkiaku Veliaj “teatri do të shembet” dhe “prishja nuk do të bëhet fshehurazi” por “në një ditë me diell”.

Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohej buxheti i vitit të ardhshëm, Veliaj ka folur për çështjen e teatrit. Duke paralelizuar me stadiumin kombëtar, ai ka këmbëngulur se kryeqyteti del i fituar:

“Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet! Ne do japim parkingun e Bashkisë, komplet i pavlerë siç e patë në inspektimin që u bë, ai parking që është komplet një landfill dhe një pocaqi aty dhe në shkëmbim të një prone që shumica as nuk e ka parë se nuk ka pikë vlere, përveç se kur vajtëm nga bashkia për ta inspektuar, do marrim një teatër që vlen minimalisht 30 milionë euro. Nëse është dikush më i aftë, i vetmi më i aftë për të bërë një punë të tillë ka qenë kryeministri që dha prapë një zgëqe “Qemal Stafën” dhe sot po del një bizhu për Tiranën. Nuk ka asnjë arsye pse të mos e replikojmë”

Projekti i Teatrit Kombëtar kundërshtohet nga qytetarë dhe artistë të cilët janë angazhuar në protesta. Kundërshti kanë shprehur edhe opozita, Presidenti Meta dhe BE.

Për teatrin e ri, qeveria miratoi ligj special. Ligji u kritikua nga BE për mungesë gare dhe nuk u dekretua nga Presidenti. Socialistët ndryshuan disa aspekte të ligjit, por në tërësi mbeti i njëjtë pasi favorizon sërish kompaninë private Fusha shpk, e cila zotëron truall pranë zonës së Teatrit Kombëtar.

Në qershor u tha se procedurat e tenderit për teatrin do të rihapeshin dhe kompani të ndryshme do të ftoheshin për të marrë përsipër ndërtimin e teatrit të ri. Në mungesë totale transparence se kush kanë qenë ofertat dhe kompanitë që morën pjesë në tenderin për teatrin, Veliaj shpalli konsulencën për vlerësimin, përzgjedhjen, negocimin dhe lidhjen e kontratës me palën private. Ai u shpreh se “kostoja dhe tarifa e konsulentit të teatrit të ri do të përfshihet në buxhet”.

Projekti për shembjen dhe tjetërsimin e teatrit kundërshtohet prej rreth dy vitesh nga një grup prej aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Kryebashkiaku Veliaj iu drejtua këtyre të fundit duke thënë:

Ruajini energjitë se ne do i bëjmë gjërat sipas procedurave, donit garë, garë bëmë! Donit komision, komision bëmë, donit sipas BE, pavarësisht se na e la tek dera, prapë sipas BE, por tani që i respektuam të gjitha teatri do bëhet. Thjesht ju them: Mos harxhoni kohë se ne do i bëjmë të gjitha procedurat dhe nuk do e prishim fshehurazi. Kur të nisë ndërtimi i teatrit të ri do ndodhë në një ditë me diell, për të filluar një punë të mirë për Tiranën, që vitin tjetër mbush 100 vjeç dhe nuk ka nevojë që shekullin e dytë të vetin ta jetojë tek teatri I shekullit të parë, por duhet të ketë një teatër të ri”.

Sipas propozimeve të shkuara, Fusha shpk ofrohej të ndërtonte teatrin e ri në këmbim të një pjese të truallit publik dhe lejes për të ndërtuar kulla shumëkatëshe. Ligji për teatrin është dërguar në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti Meta.

10 komente

  1. t 25 Tetor, 2019 në 5:14 pm

    Nje kryebashkiak i mire,nuk ngulmon ne të vetën,kur shikon qe nje projekt ka kundershti te shumta.Me vogla qe duhet te beje,eshte qe te marre nje miratim nga komuniteti dhe kete duhet ta beje me referendum.Por referendumet tek ne nuk vleresohen si mjete demokratike,te cilat ne fakt shprehin vullnetin e popullit apo pjesmarrjen ne qeverisje.prandaj dhe keta shtetare shprehen ne kete menyre si ky fiqshitesi

  2. Pilo Peristeri 25 Tetor, 2019 në 10:21 pm

    Njerez si Veliaj jane te pandreqshem…shoqeria ne pergjithesi dhe shqiptarja ne veçanti nuk i korrigjojne dot …keta tipa…
    Vendi ideal i tij eshte vetem nje…
    Ne nje burg me Ed Ramen dhe Gent Caken..
    Jane te dy ideale per te genjyer Ramen ..per gjithe vitet e gjata te burgut..
    Veliaj me barzoleta dhe Cakaj me poezi…
    Por kjo duhet te ngjase vetem pasi te jene kastruar me pare…se kushedi çu pjell mendja të bejnë me hallatet nese jua lene ti perdorin…

  3. Gimi 26 Tetor, 2019 në 12:47 am

    Landfill thote, po 5 vjet ca bere zotrrote pse se pastrove landfillin nga qendra apo ishte e thene qe ne fillim qe te lihej ashtu sa te bente Qimi letrat po njelloj mbetet me te njejtin stil lerini ne degradim gjerat qe ti justifikoni per ti dhene si placka me muze shkencash me ishuzina me ishfusha futbolli me stadium kombetar me ishfabrika ehaaaa si late gje ketij vendi

  4. Born in Tiranastan 26 Tetor, 2019 në 1:55 pm

    Ky eshte skuth. Akoma me kete merreni?! Boll na del cdo dite ne TV, te pakten ketu mos ja vini posterin.

  5. TiranaNonVeliaj 27 Tetor, 2019 në 8:21 pm

    Pra cdo qytet qe ka nje teater te shekullit te 20 duhet ta shembe. Cdo prone publike e pandertuar ne qender te nje qyteti, ne vend qe te ruhet per funksione publike apo, larqofte per nje cope park te ri, duhet zhvilluar, se e vetmja vlere qe vlekerka eshte ajo monetare. Retorika hitleriane e ketyre Jokerve te rrethuar nga kllounet elitare eshte e frikshme.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme