75-vjetori i çlirimit, nderohet mes Tiranës diktatori Hoxha

Nga Stafi i Exit
75-vjetori i çlirimit, nderohet mes Tiranës diktatori Hoxha Nderimet ndaj diktatorit në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës.

75-vjetori i çlirimit të Tiranës u shfrytëzua sot për të nderuar diktatorin Enver Hoxha dhe figura të tjera të regjimit diktatorial si Spiro Koleka apo Nako Spiru. Të vendosura në disa stenda në qendër të Tiranës, figurat e Partisë Komuniste u nderuan me të njëjtat konsiderata si në kohën e regjimit. Diktatori Hoxha lavdohej si “udhëheqësi dhe strategu u Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe arkitekt i socializmit”.

Pavarësisht se Shqipëria ka rreth 30 vite që ka rrëzuar diktaturën, dënimi i krimeve të regjimit dhe rishikimi i historisë për figurat kryesore të luftës mbeten çështje të pazgjidhura. Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) ka botuar disa hulumtime mbi dokumenta arkivore rreth këtyre çështjeve. Ajo ka nxjerrë në pah ekzekutimet pa gjyq të kryera nga forcat komuniste. Për këto hulumtime, drejtuesi i ISKK Agront Tufa u sulmua politikisht dhe u kërcënua disa herë në rrjetet sociale.

Një nga stendat e vendosura për të nderuar drejtuesit e regjimit diktatorial.

Socialistët pretendojnë se ISKK “po hedh baltë mbi dëshmorët”. Për këtë ata ia kufizuan me ligj shtrirjen e lejuar kohore për të cilën ISKK mund të bëjë studime dhe refuzojnë të diksutojnë rreth pretendimeve për krime të kryera gjatë luftës nga Hoxha, Mehmet Shehu, Nako Spiru, Hysni Kapo, Fiqiret Shehu, Koçi Xoxe, Gogo Nushi, Haxhi Lleshi etj.

Refuzimin për të diskutuar rreth këtyre pretendimeve e tregon retorika që përdorin anëtarë të lartë të qeverisë. Këtu dallon zëvendëskryeministri Braçe, apo së fundmi edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili sot tha:

”70 mijë partizanë së bashku me 50 mijë luftëtarë të tjerë anti-fashistë luftuan për çlirimin e këtij vendi. Sot kur pinjollët e Ballit Kombëtar dhe të Legalitet hedhin baltë mbi heronjtë e luftës antifashiste, është detyra jonë t’u përgjigjemi jo vetëm me ceremoni, por dhe me dinjitet se sa të rëndësishme janë sakrifica e tyre. Ky është një fakt i pamohueshëm përballë botës të ndihemi me dinjitet të plotë, falë sakrificiës së tyre. Lavdi partizanëve dhe dëshmorëve të atdheut!”

Retorika e qeverisë, e cila, shpesh e ka përfshirë PKSH-në në koalicionet e saj zgjedhore, i ka lënë shteg rikthimit në qendër të Tiranës figurave të regjimit diktatorial.

13 komente

  1. koli 17 Nëntor, 2019 në 5:12 pm

    SKANDAL!

    Eshte KRIM te pershendetesh PUBLIKISHT vrasesit si Enver Hoxha, Meemet Shehu, Hysni Kapo etj kriminele qe armet i kthyen kunder popullit dhe kundershtareve politike ne luften civile ne Shqiperi

    Pas 50 vjet diktature nga me te egrat ne Europen Lindore, cka per tiu bere nderime ???

    Turp!

    Kriminelet nuk nderohen, vrasesit nuk nderohen, diktatoret nuk nderohen.

    Me siguri Rama do thote qe mua me mbeshtet Amerika

    • Klara 18 Nëntor, 2019 në 8:08 am

      Te kane genjyer o Koli 🤣 🤣 🤣 🤣 🤣 🤣

      • Koli 21 Nëntor, 2019 në 4:35 pm

        Klara, te falenderoj, cila eshte genjeshtra:

        Enveri, Mehmeti, Hysniu nuk jane diktatore dhe vrases??

        Fotot aty jane rastesisht apo respekt krimineleve??

        Diktature nga me te egrat ne Europen Lindore??

        Apo eshte genjeshter qe kriminelet nuk NDEROHEN ?? Vrasesit nuk nderohen?? Diktatoret nuk nderohen??

        Apo genjeshter eshte valle qe Rama per cdo gje qe ben perfshire propaganden komuniste per 70 vjetor me Enver Hoxhen do thote qe e mbeshtet Amerika??

        Me siguri ti qesh me jetet e njerezve te vrare, apo te internuar e te persekutuar nga Enver Hoxha ? apo me krimet monstruoze per 50 vjet? apo qesh me gjithe shqiptaret qe rrinin ne rradhe per nje bidon qumesht qe ne 2 te nates ?

        Ndergjegjje dhe llogjike si leter higjenike

  2. Aqo 17 Nëntor, 2019 në 8:07 pm

    Askish nuk mund te mohoje rrespektimin e deshmorve e luftetareve te luftes nacionale clirimtare te atdheut kushdoqofshin at (enver hoxha apo qemal stafa )etc ata luftuan per nje shqiperi te lire dhe sovrane dhe per krimet qe ata kryen me mbrapa populli nuk i harron

    • Marta 18 Nëntor, 2019 në 10:41 am

      EBravo!Lufta dhe pergjigjja e atyre bijeve e bijave shqiptare,beri qe Shqiperia te mbetej nje e tere.Ne te kundert apo nese do te ndiqej politika e tradhetareve kolaboracioniste,(qe keshtu i ka quajtur bota) ne nuk do kishim me Shqiperi.

  3. . 17 Nëntor, 2019 në 8:08 pm

    Po evropa bashke ma angilne qe po e shohin nga afer dhe hajne kokoshka ? Pse shkon aq larg ti ? Jemi ne evrope jo ne amerike. Ketu shfrytezohet njeriu dhe nderohet hajduti.

  4. . 17 Nëntor, 2019 në 8:12 pm

    Dhe mos e harro asnjehere, ecropa eshte e blere nga sorosi. Gjithçka qe behet behet prej ti. Nqs ai eshte kunder trumpit atehere edhe evropa do te jete kunder trumpit, do mbajne nje opozite bajate ne fushen politike qe te mos duken keq. Kendej e urrejne me shpirt demokracind. E kane alergji dhe e lejne te degradoje vet me qellim. Prandaj skemi per te pat ndonjehere te drejta ne.

  5. Zeko Banushi 17 Nëntor, 2019 në 10:33 pm

    Ju lumt më meritori për LNÇ kolonel Enver Hoxha ✊✊✊🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  6. Emu 19 Nëntor, 2019 në 12:14 pm

    Sikurse ne vendet evropiane nazizmi dhe fashizmi nuk lejohen me Kushtetute, edhe ne duhrt ta bejme dicka te tille..

  7. tea 19 Nëntor, 2019 në 2:14 pm

    Kjo eshte e tmerrshme! Te nderosh diktatorin ne mes te Tiranes, eshte e turpshme. Mjere shqiptaret. Sic ndalohet nazizmi dhe fashizmi, ndalohet dhe komunizmi, murtaja e demokracise. O zot, sa e guximshme eshte injoranca dhe paturpesia.

  8. Miri 3 Dhjetor, 2019 në 9:54 am

    Sot e kesaj dite shkoni e strehoni akoma ne pallatet e Enverit rrruget e Enverit dhe e vetmja kohe e egzistences se nje shteti modern ne shqiperi eshte ajo e periudhes se komunizmit. Sali kafsha e Edvin plera ndertuan nje xhungel shtazarake ne te cilen ju perpeliteni akoma si gjarperinj.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme