8 ditë ngujim në çadër kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj

Nga Gerard Gega
8 ditë ngujim në çadër kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj Çadra e ngritur nga banorët në protestë.

Prej 8 ditësh banorë të fshatrave rreth Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj protestojnë të ngujuar në një çadër kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Ngujimi është parë zgjidhja e vetme për të bllokuar vazhdimin e punimeve në zonë, pasi autoritetet lokale dhe qëndrore nuk i janë përgjigjur banorëve prej muajsh.

Hidrocentralet që prekin fshatrat janë HEC Sekë dhe HEC Zais, të cilat morën leje ndërtimi më 3 tetor të vitit të kaluar. Dy hidrocentralet në fjalë janë pjesë e rreth 100 hidrocentraleve të cilave qeveria Rama u ka dhënë leje ndërtimi.

Banorët e fshatit Zais i kanë kundërshtuar projektet me argumentimin se këto vepra hidroenergjitike do t’u marrin burimet ujore dhe do të dëmtojnë zonën.

Duke theksuar shpesh se janë lënë menjëanë nga investimet e qeverisë, banorët kanë protestuar që në fillim të këtij viti. Protesta janë organizuar edhe në Tiranë, përpara Kryeministrisë.

Kryeministri Rama pranoi në korrik se “hidrocentralet e vogla janë të padobishme dhe të dëmshme”. Ai tha asokohe se nuk do të ndërtoheshin më, por deri më sot nuk ka marrë asnjë masë për t’iu përgjigjur banorëve të fshatrave pranë parkut Zall-Gjoçaj.

Çështja e hidrocentraleve tërhoqi së fundmi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar pasi aktori Leonardo DiCaprio ripostoi një video dhe tekst të Associated Press, e cila denonconte masakrën që kërcënon lumin e Vjosës.

Ndërtimi i hidrocentraleve, sidomos në zonat e mbrojtura, kundërshtohet prej vitesh, por qeveria ka zgjedhur të vazhdojë mbështetjen e këtyre investimeve duke mos shërbyer transparencë ndaj qytetarëve.

Sipas një hulumtimi të gazetarit Artan Rama numri i përgjithshëm i hidrocentraleve ka arritur 714, rreth 300 më shumë se sa shifra e raportuar nga Ministria e Infrastrukturës në fillim të këtij viti.

Gepostet von Al-Ben Guide Kola am Sonntag, 3. November 2019

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme