Alvin largohet nga kampi Al Hawl në Siri

Alvin largohet nga kampi Al Hawl në Siri

Alvin Berisha është larguar nga kampi Al Hawl i luftëtarëve të ISIS në Siri dhe ndodhet në Damask, ku pret të kthehet për në Itali. Këtë lajm e dha, babai i tij Afrimi për News24.

Rasti i djalit 11-vjeçar u bë i njohur pas denoncimit nga emisioni italian Le Iene. Djali po qendronte i vetëm në kamp, pasi e ëma kishte vdekur dhe babai nuk e dinte vendndodhjen e tij.

Në 4 nëntor, Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali njoftoi nga salla e Kuvendit se deri më tani ndodhen 28 fëmijëve shqiptarë në kampet e Sirisë. Ajo deklaroi se riatdhesimi i tyre u pezullua në gusht të 2019 pas “ndezjes së konfliktit” në Siri.

Gjithashtu, ministrja tha se Shqipëria po përpiqet të kthejë në fillim gratë dhe fëmijët të cilët janë në kamp, pavarësisht se tre organizatat të cilat drejtojnë kampet nuk duan që ata të largohen.

“Shqipëria gjithmonë i ka kushtuar vemendje të evcantë luftëtëarëv shqipatrë të cilët marrin pjesë në konfliktin në Siri. Situata në Siri është e ndërlikuar sepse ajo vazhdon të jetë një zonë konflikti dhe indetifikimi i shqiptarëve ka qënë shumë i vështirë”, tha Spiropali. Ajo shtoi se shumë prej tyre nuk kanë dokumenta, kanë ndryshuar emrin dhe kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Deri më tani, i vetmi femijë i riatdhesuar, me ndihmën e medias italaine është Alvin.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme