AMA voton kundra projektligjit të qeverisë për median

AMA voton kundra projektligjit të qeverisë për median

Bordi i Medias Audiovizive votoi sot kundra projekt ligjit “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”.

Në mbledhjen e mbajtur sot për dhënien e mendimit mbi  projektligjin për median, tre nga pesë anëtarët e bordit, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj votuan kundra projektligjit.

Sipas njoftimit për media, të tre anëtarëve të bordit të AMA-së shprehen se projektligji për media i propozuar nga qeveria “ndrydh lirinë dhe zhvillimin e medias informative online, si dhe anashkalon parimin e vetrregullimit të përfshirë në direktivat e BE-së”.

“Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA-s, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave”, shkruhet në njoftimin për media.

 

2 komente

  1. Durim 18 Nëntor, 2019 në 6:54 pm

    Bordi AMA plot gabime drejtshkrimore: shkruhet -ndrydh pa ë -veterregullim me ë
    Nejse…

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme