PD

Basha, 100 milionë euro në vitin e parë të qeverisjes për fermerët

Basha, 100 milionë euro në vitin e parë të qeverisjes për fermerët Kryetari i PD-ës Lulzim Basha, Sarandë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një takim me qytetarët në Devoll, premtoi 100 milionë euro nga buxheti i shtetit subvencion për fermerët:

“Çertifikim i sasisë dhe cilësisë së prodhimit për të hyrë në treg. Me certifikimin e tyre menjëherë fermeri përfiton për çdo kuintal prodhim dhe në funksion të kësaj do të buxhetohet çdo vit që në vitin e parë, 100 milionë euro direkte nga buxheti i shtetit. Gjithçka do të bëhet digjitale pa pasur nevojë të shkohet në zyra. Avantazhi i digjitalizimit me një kartë, me një çip mund të shmanë korrupsionin dhe gjithçka do të jetë transparente”.

Basha foli edhe për Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi. Ai tha se Edi Rama e “ka jetike kapjen e drejtësisë, të bllokojë reformën në drejtësi, duke caktuar prokurorë si kukulla, gjyqtarë në Gjykatë Kushtetuese”.

Basha sulmoi edhe Ardian Dvoranin, Kryetarin e KED si “simbol të korrupsionit dhe të kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet”.

Në fund, kryetari i opozitës i bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë mediat kryesore të vendit sepse ato paguhen nga paratë që “ju vidhen ju, nga Edi Rama” me qëllim “ t’ju helmojnë mendjen, t’ju mbysin me propagandë”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme