PD

Basha fermerëve në Lezhë: Bujqësia, prioriteti ynë me ardhjen në pushtet

Basha fermerëve në Lezhë: Bujqësia, prioriteti ynë me ardhjen në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i premtoi sot fermerëve të Lezhës se në qeverisjen e tij bujqësia do të jetë prioritet.

Zoti Basha tha se ndryshe nga kryeministri Rama, i cili ka prioritet oligarkët pranë tij, opozita do të do të ofrojë zgjidhje konkrete për femerët:

“Buxheti i shtetit po të administrohet mirë ka mumdësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh.

 Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi.”

Kreu i opozitës premtoi se do të digjitalizojë skemën e subvencionimeve për fermerët dhe do të ulë taksat për to. Po ashtu, Basha premtoi:

 – Heqjen e taksave dhe uljen e çmimit të karburantit me 24 lekë;

–  50 milionë euro investime në vit për infrastrukturën bujqësore;

 –  Minimizimin deri në zerim të kostove të prodhimit;

 –  100 milionë euro subvencionime në vit për produktet bujqësore;

 – Rishikimin e kontratave të qirave të tokave.

Zoti Basha përsëriti dhe vendimin e opozitës për të anuluar të gjithë koncesionet dhe partneritetet publike private korruptive, sapo opozita të vijë në pushtet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme