PD

Basha: Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë

Basha: Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një takim në Vlorë i bëri thirrje të rinjve të mos e braktisin vendit. Ai tha se “emigracioni nuk është zgjidhja. Asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë.” Basha, gjithashtu tha se:

“Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë.  Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta  çarmatosur oligarkinë nga instrumentat me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve.  Me PD dhe Lulzim Bashën, prona do të shkojë tek i zoti”.

Ai përshendeti autoritetet italaine që ndihmuan në  largimin e Alvin Berishës nga kampi në Siri dhe kthimin e tj në Itali:

“Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes.

Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurtë, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian”.

Basha i bëri thirrje autoriteteve partnere të ndihmojnë Shqipërinë në procesin e riatdhesimit të femijëve shqiptarë nga kampet në Siri:

“Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirëse të kthesh në gjirin e familjes”.

Kryetari i opozitës po zhvillon një tur me të rinjtë nëpër Shqipëri, për të dëgjuar problemet e tyre.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme