Betohet qeveria e re rumune, pritet kandidatura për eurokomisioner

Betohet qeveria e re rumune, pritet kandidatura për eurokomisioner

Zgjedhja e një qeverie të re në Rumani i hap rrugën vendit për të zgjedhur një kandidat të ri për në Komisionin Europian.

Rumuni Ludovic Orban, kreu i Partisë Liberale Kombëtare (PNL), është kryeministri i ri i Rumanisë, pasi fitoi dje votë besimin në parlamentin rumun.

Miratimi i qeverisë së re lejon dhe propozimin e një kandidati të ri për Komisionin e ardhshëm Evropian, pasi kandidatura e mëparshme Rovana Plumb u hodh poshtë nga Parlamenti Evropian për shkak të problemeve me justifikimin e pasurisë dhe konfliktit të dyshuar të interesit.

Fillimi i punës për Komisionin e ri Europian të presidents së zgjedhur Ursula von der Leyen është vonuar nga refuzimi i Parlamentit Evropian për kandidatët për komisionerë  të Rumanisë, Hungarisë dhe Francës.

Presidentja Von der Leyen javën e kaluar mbështeti kandidatët zëvendësues nga Franca dhe Hungaria, duke e lënë Rumaninë si vendin e fundit që ende nuk kishte propozuar një kandidat të pranueshëm për të qenë pjesë e Komisionit Europian.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme