Çfarë është gjendja e fatkeqësisë natyrore që shpalli sot qeveria?

Çfarë është gjendja e fatkeqësisë natyrore që shpalli sot qeveria? Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kryeministri Rama shpalli sot gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin tonë me 26 nëntor. Vendimi i qeverisë do të publikohet ditën e hënë.

Ligji “Për Mbrojtjen Civile” përcakton se” Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

Neni 39 i ligjit e ngarkon qeverinë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të marri masat përkatëse.

“Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.”

Në varësi të llojit të emergjencës vendore ( kur përballohet nga bashkia ose bashkitë nëse preken më shumë se një bashki dhe kombëtare(kur kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore)-qeveria duhet të marri masa të tilla si:

  • Caktimin e objekteve shtetërore për tu vënë në shërbim të qytetarëve që të strehohen
  • Evakuimin e qytetarëve
  • Zhvendosjen e qytetarëve nga objektet e dëmtuara
  • Vendosjen e tyre në zona të sigurta si dhe
  • Masa të tjera që parandalojnë pasojat nga fatkeqësia.

Qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompesojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim ligjor është parashikuar në nenin 41 të ligjit :

“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

Të martën, Shqipëria u godit nga një tërmet 6.4 ballë në orët e para të mëngjesit. Nga kjo lëkundje e fuqishme u shuan 6 familje në Thumanë dhe në Durrës, humbën jetën 31 qytetarë dhe u plagosën 657 të tjerë. Tërmeti dëmtoi qindra banesa e pallate.

1 koment

  1. . 27 Nëntor, 2019 në 7:47 pm

    Fatkeqesia natyrore eshte se ky qelbesire krimb na ka bere eksperiment. Ne durres po i luhet feja per gaz ose dhe nafte. Kto termetet e vogla jane termete artificiale nga dora njeriut. Vazhdoni vazhdoni. Ju pelqen vet te jeni te nenshtruar. Ctaksirat kemi ne te tjeret se.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme