Elbasan, gjykata shpall të pafajshëm Florenc Çapjan

Elbasan, gjykata shpall të pafajshëm Florenc Çapjan

Gjykata e Elbasanit vendosi sot shpallë të pafajshëm Florenc Çapjan, i njohur si ‘i forti i Elbasanit’.

Floren Çapja akuzohej për ‘vrasje e mbetur në tentativë’ ndaj ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema në vitin 2006 dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Florenc Çapja është arrestuar dy herë të tjera për këtë ngjarje dhe të dyja herët është liruar, për shkak të mungesës së provave. Dëshmitari kryesor në këtë ngjarje, Ardian Ibrahimi, është vrarë në maj 2006, në Elbasan.

Herën e fundit Çapja u arrestua në qershor 2019.

Përveç atentatit ndaj Memës, i cili pasi i shpëtoi atentatit të 2006-ës, u ekzekutua më 13 mars 2015 në Torino, Itali, Florenc Çapja është akuzuar në të shkuarën dhe për vrasjen e Gentian Beqirit.Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjas – më 26 dhjetor 2005.

Florenc Çapja është anëtar i familjes Çapja, e njohur në Elbasan për përfshirjen në shumë ngjarje të rënda kriminale.

1 koment

  1. Koli 20 Nëntor, 2019 në 5:59 pm

    nderkohe ka dale i pafajshem dhe suel cela, banda e lidhur me Qazimin, rivali i capjave

    te gjithe te lire dhe te pafajshem!

    me siguri reforma ne drejtesi eshte jo vetem e suksesshme por edhe e prekshme sipas zyrokratve te ambasadave te huaja ne shqiperi

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme