KLGJ kualifikon tre kandidatë për Gjykatën e Lartë

Nga Stafi Exit
KLGJ kualifikon tre kandidatë për Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor kualifikoi tre kandidatë nga jashtë gjyqësorit për në Gjykatën e Lartë:

  1. Ervin Pupe- Drejtues i Dhomës së Avokatisë
  2.  Ilir Panda- Ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2003-2007
  3. Sokol Sadushi- Drejtues i Shkollës së Magjistraturës

Vendimi u mor dje nē mbledhjen e zhvilluar nga KLGJ.

“Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e kandidatëve z. Ervin Pupe, z. Ilir Panda dhe z. Sokol Sadushi. “

Disa javë më parë KLGJ skualifikoi Theodori Sollakun nga gara për Gjykatë të Lartë.KLGJ hapi garën për anëtarë jo gjyqtarë në Gjykatën e Lartë në korrik të këtij viti. Në garë për Gjykatën e Lartë ishin 22 kandidatë, nga të cilët KLGJ kualifikoi tetë përkatësisht:

  1. Theodhori Sollaku
  2. Sokol Sadushi
  3. Kestrin Katro
  4. Ervin Pupe
  5. Ilir Panda
  6. Ardita Buna Alsula
  7. Jetmira Rragami
  8. Rezarta Melo (Cenaj).

Gjykata e Lartë është jofunksionale që prej marsit të këtij viti, për shkak të dorëheqjeve dhe largimit për shkak të vetingut të anëtarëve të saj.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme