Hiqet taksa e qarkullimit për makinat të vjetra

Hiqet taksa e qarkullimit për makinat të vjetra

Qeveria ka vendosur heqjen e taksës së qarkullimit dhe trajtim të veçantë për makinat e vjetra me vlera historike. Vendimin e bëri të ditur Blendi Gonxhe, drejtor i Përgjithshëm i Transporti Rrugor.

Në një intervistë për News24, në aktivitetin e organizuar me rastin e 105 vjetorit të makinës së parë private në Shqipëri, Gonxhe tha se vendimi do të hyjë në fuqi në 1 janar të 2020.

Gonxhe tha se drejtoria e Transportit Rrugor do të krijojë një regjistrë për regjistrimin e mjeteve të vjetra. Nga 1 nëntori 2019, u shpreh Gonxhe, kushdo që ka makina të tilla duhet t’i regjistrojë në mënyrë që të përfitojë nga lehtësimet e qeverisë.

3 komente

  1. t 2 Nëntor, 2019 në 4:18 pm

    Qenkan lodh ne b…

  2. Gimi 2 Nëntor, 2019 në 6:03 pm

    Mos eshte per makinat e koleksionit se per te vjetra klasifikim si e vjeter eshte dhe nje makine benz 240 po vk ashtu ka me mijera ne shqiperi dhe sduhet me i heq taksat por me i mbyt ne taksa qe ti heqin fare nga qarkullimi

  3. W123 3 Nëntor, 2019 në 1:42 pm

    Dil shiko 1 here mijra 240 🤣! Ato çoi Doktorri te skrapi ne 2011 me ligjin e famshem. Tani te merr malli te shohesh nje 240 . Sa per dijeni ne cdo vend te botes 240 i famshem ka mbi 10 vite qe klasifikohet si makine epoke 🙋‍♂️

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme