IKMT: Banorë të Unazës dhunuan një punonjës të inspektoriatit

IKMT: Banorë të Unazës dhunuan një punonjës të inspektoriatit Pamje ilustruese nga ndërhyrje të mëparshme të IKMT në zonën e Astirit.

Një punonjës i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) u dhunua sot fizikisht në zonën e Unazës së Re. Mediat raportuan se paraditen e sotme Arben Bitri u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar të Traumës. Dyshimet e IKMT-ës janë se Bitri, punonjë i Inspektoriatit, u sulmua nga banorët e zonës për shkak të detyrës.

Përmes një njoftimi për shtyp IKMT tha:

[…] A.B, 50 vjeç, është goditur me mjete të forta nga banorët (e Astirit) duke i shkaktuar frakturë të fortë në kokë dhe në duar. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak […].

Top-Channel zbuloi emrin e punonjësit. Mbetet e paqartë se si ndodhi ngjarja teksa nuk ka ende një komunikim zyrtar nga policia.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme