KLP kërkon nisjen e hetimit disiplinor ndaj prokurorit Ndoji

KLP kërkon nisjen e hetimit disiplinor ndaj prokurorit Ndoji

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetim disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, për shoqërimin me persona me precedent penalë dhe verifikimin nëse prokurori Ndoji drejton studio ligjore në kundërshtim me ligjin Për statusin.Në shkresën drejtuar Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, KLP shkruan:

“Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 News nga prokurori Ndoji, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për cështje të ndryshme.

Sa më lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kërkon nga ana juaj, nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin”

Sipas Ligjit Për Statusin do të përbëjë shkelje disiplinore:

“a) anëtarësia në subjekte ose ushtrimi i veprimtarive, edhe të ligjshme, por që nuk janë në pajtim me detyrat dhe parimet e ushtrimit të rregullt të funksionit të magjistratit

ç) shoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale, janë subjekte të një procedimi penal, ose me persona të dënuar”

KLP e konsideroi sulmin ndaj prokurorit Ndoji “një ngjarje e rëndë në rradhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend.”

Prokurori i Durrësit Arian Ndoja u plagos të premten, në një atentat me armë ndaj tij. Sulmi ndodhi rreth orës 16:30, ndërsa ai udhëtonte si pasagjer në një makinë në mbikalimin e Shkozetit në autostradë Tiranë-Durrës.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme