Koçijançiç, deklaratat e autoriteteve shqiptare ndaj Ambasadorit të BE janë të papranueshme

Koçijançiç, deklaratat e autoriteteve shqiptare ndaj Ambasadorit të BE janë të papranueshme Maja Kocijancic

Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Mogherinit shpreh mbështetjen e për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Soreca.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së”, shkruan ajo në një deklaratë për shtyp.

Ajo i quan të papranueshme deklaratat e autoriteteve shqiptare dhe partive politike në lidhje me integritetin e përfaqësuesve të BE-së në Tiranë:

“Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme”.

Në fund të deklaratës shkruhet se “ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme