Komisioni Europian: Institucionet shqiptare të zgjidhin urgjentisht krizën kushtetuese

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Komisioni Europian: Institucionet shqiptare të zgjidhin urgjentisht krizën kushtetuese

Në përgjigje të pyetjeve të Exit në lidhje me shpejtësinë e zgjedhjes dhe emërimeve në Gjykatën Kushtetuese së fundmi, zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijančič u bëri thirrje “të gjitha institucioneve shqiptare të interesuara që të zgjidhin urgjentisht këtë konflikt interpretimi dhe të sqarojnë përbërjen e Gjykatës Kushtetuese.”

Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Komisionit theksoi se “Shqipërisë i duhet një Gjykatë Kushtetuese funksionale sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Dhe është gjithashtu thelbësore për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Ndërsa dy ditë më parë Marsida Xhaferllari u betua si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese para Presidentit Ilir Meta, ky emërim u kundërshtua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Parlamenti, të cilët njohën Arta Vorpsin.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme