Komisioni Europian: Publikimi i raportit tonë mbi teatrin mund të shkaktojë incidente diplomatike

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Komisioni Europian: Publikimi i raportit tonë mbi teatrin mund të shkaktojë incidente diplomatike

Në një përgjigje për Exit.al, Komisioni Europian nuk pranoi të bëjë publike raportet e tij mbi ligjin special të Teatrit Kombëtar, i cili u ndryshua me kërkesë të KE-së sepse shkelte Marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit (MSA) të Shqipërisë me BE-në.

Pasi qeveria Rama i bëri disa ndryshime kozmetike ligjit, Komisioni Europian i dha gjithë mbështetjen e tij ‘ligjit special’ për Teatrin Kombëtar, edhe pse ligji u apelua në Gjykatën Kushtetuese.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quajti deklaratën e Ambasadorit Soreca në mbështetje të procedurës tenderuese “të dëmshme”.

Në përgjigjen për Exit.al, Komisioni Europian deklaroi se publikimi i raporteve për Teatrin Kombëtar do të “ndikojë përpjekjet e mëdha që janë bërë për vendosjen e marrëdhënieve cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë” dhe “mund të çojë në incidente diplomatike”.

“Publikimi i këtyre raporteve rigorozisht konfidenciale dhe për pasojë e pozicionit të Delegacionit të BE-së që përfshihet në të, do të minonte mbrojtjen e interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të vinte në rrezik përpjekjet e mëdha të kryera për të vendosur marrëdhënie cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë.

Për më tepër, publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE-së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimeve publike. Është në interesin e Komisionit të ruajë cilësinë e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare për të siguruar progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri dhe për të çuar përpara objektivat thelbësore politike në rajon.

 Së dyti, duhet të theksohet se publikimi i këtyre raporteve mund të çojë në një incident diplomatik duke qënë se raportet në fjalë përmbajën qendrimin diplomatik dhe vlerësimin e BE-së në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, të cilat nuk janë bërë për t’ju komunikuar publikut.

Këto qendrime diplomatike janë trajtuar në mirëbesim të plotë nga stafi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe kanë qenë të drejtuara vetëm për institucionet e BE-së në zyrtat e tij qendrore.”

Për më tepër, Komisioni Europian shprehu frikën mbi ndikimin që raportet mund të kenë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, në kushtet e një “debati skajshmërisht të nxehtë dhe të polarizuar në Shqipëri”, dhe se kjo do ta “vendoste Komisionin në një pozicion shumë delikat dhe para rrezikut që ai mund të përdorej instrumentalisht në debatin e tensionuar politik”.

“Bërja publike e këtyre dokumenteve do të zbulonte opinionet e brendshme mbi çështje për të cilat ende vazhdojnë debate politike të tensionuara dhe tejet të polarizuara në Shqipëri.

[Bërja publike] mund të shkaktonte konfuzion tek publiku, duke zbuluar në publik qendrime paraprake të stafit të Komisionit, të cilat jo domosdoshmërisht u reflektuan në qendrimin përfundimtar që mori Bashkimi Evropian [për këtë çështje].

Përveç kësaj, një publikim i tillë do të vendoste Komisionin në një pozicion delikat dhe në rrezik që të mund të përdorej instrumentalisht në debatin e tensionuar politik.”

Në mëyrë ironike, deklaratat e Komisionit Europian janë “përdorur instrumentalisht”, në mënyrën më të dukshme nga Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se KE nuk ka gjetur “asnjë shkelje të Marrëveshjestë Stabilizim Asociimit” në ligjin special të Teatrit Kombëtar.

Rezultatet e procedurave të tenderimit të mbajtura për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar ende nuk dihen, ndërsa të gjithë afatet ligjore kohore janë shkelur.

2 komente

  1. Mira 2 Nëntor, 2019 në 3:15 pm

    Nese shkaktuaka incident diplomatik duhet ta kene domosdoshmerisht per burokratet e vet sepse tanet i dime qe jane deri ne naringat e hundes te mbuluar ne korrupsion. Me fshehjen e informacionit ndaj kesaj çeshtje thellesisht korruptive, kemi keshtu konfirmimin nga vete BE se te tanet neo-komuniste kane korruptuar edhe zyrtaret te Be-se.
    E gjitha çka kjo na meson si qytetare eshte se nese e duam veten gjithnje si shqiptare, duhet te kerkojme te miren dhe te keqen tek vetja. Kur te kemi arritur standartin e jetes dhe te zbatimit te ligjit me te cilat te jemi krenar se jemi shqiptare, do jete vete Be-ja qe do na ftoje pa dashur t’i trokasim ne dere. Kjo arrihet me ndergjegje individuale dhe kollektive. Secili nga ne e ka efektivisht ne dore fuqine vendimmarrese per vendin, permes Votes dhe protestimit paqedor; Duke mos e shitur voten dhe duke votuar, atehere kur ka vertete çka mund te zgjedhesh. Deri atehere, gjithnje do mergojme dhe sa here do rikthehemi do themi sa mire qe jemi veç per ca dite pushime dhe jo te detyruar te çajme derrasa me njerez pa ndergjegje, dhe vizioni i te cileve eshte qe jeta me e mire per femite e tyre eshte aty ku ata mbeten qytetare te dores se dyte, si te huaj dhe emigrante, apo me keq akoma si hajdute e kriminele.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme