Konfirmohen viktimat e para nga tërmeti

Konfirmohen viktimat e para nga tërmeti

Konfirmohen gjashtë viktimat e para nga tërmeti i magnitudës 6.4, që goditi Durrësin mëngjesin e sotëm.

Viktima e parë e nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në Durrës ishte një vajzë 18-vjeçare. Më pas u nxorr edhe një vajzë 10-vjeçare dhe një tjetër person pa jetë.

Dy viktima të tjera u konfirmuan në Thumanë, 30km larg Tiranës, pasi ishin goditur nën ndërtesat e shembura.

Një tjetër viktimë u shënua në Kurbin, i cili raportohet se humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni, mes panikut nga tërmeti.

Dhjetëra persona të tjerë mendohet se kanë mbetur nën rrënoja, ndërkohë që vazhdon puna për shpëtimin dhe nxjerrjen e tyre.

325 të lënduar u konfirmuan nga autoritetet dhe dëme të shumta materiale janë raportuar nga shumë qytete të vendit.

Autoritetet lajmëruar anulimin e mësimit në shkollat e të gjithë vendit sot.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme