KPA mbyll hetimin për anëtarin e Kushtetueses Besnik Muçi

KPA mbyll hetimin për anëtarin e Kushtetueses Besnik Muçi Prokurori Besnik Muçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli sot hetimin administrativ për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, kërkuar nga Komisioneri Publik.

Prokurori Besnik Muçi u kualfikua në detyrë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 1 gusht 2018. Por më 1 nëntor 2018, Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së rrëzimin e këtij vendimi dhe shkarkimin nga detyra të Zotit Muçi.

Komisioneri Publik i ka kërkuar KPA-së hetim të plotë të pasurisë së prokurorit pasi ka dyshime se ai nuk mund të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë. Komisioneri po ashtu pretendon se KPK nuk ka vlerësuar në mënyrën e duhur faktin që bashkëshortja e Muçit nuk ka deklaruar disa prona të paluajtëshme, disa toka dhe një pjese takuese truall në shtëpinë e prindërve.

Gjatë seancave  në KPA, Zoti Muçi ka paraqitur dokumente shtesë për të provuar të ardhurat e tij. KPA pritet të marrë vendimin për Zotin Muçi në ditët në vijim.

Megjithëse ende nuk ka një vendim të formës së prerë për Besnik Muçin, ai u emërua nga presidenti Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, në tetor 2019. Më tepër për këtë mund të lexoni këtu.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme