KPK shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Korçë, Brunilda Malo

KPK shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Korçë, Brunilda Malo

Komisioni i pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Korçë, Brunilda Malo. Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Xhensila Pine, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.

KPK konstatoi mungesën e dokumentacionit për të provuar të ardhurat nga kompania D&G Construction, ku bashkëshorti i saj ishte ortak. Të ardhurat nga kompania kapnin vlerën e 24 milionë lekëve.

Komisioni pas hetimit të kryer konstatoi se zonja Malo kishte mungesë burimesh financiare në shumën 19.8 milionë lekësh. Ajo nuk paraqiti para komisionit dokumenta për të vërtetuar tërheqjen e dividentit dhe pagesa e tatimit për fitimin e përfituar nga kjo kompani.

Gjithashtu KPK evidentoi edhe mospërputhje në disa prej deklaratave të pasurisë së gjyqtares Malo.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme